Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas heqjes së vetos së Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kim postoi në twitter ku shkruajti se pavarësisht përpjekjeve të Putin për ta dobësuar, tashmë NATO ishte më e fortë dhe e bashkuar.
“Presidenti Putin donte që të dobësonte NATO-n me këtë luftë. Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar dhe tashmë është më afër zgjerimit” – shkruan Kim.
Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.