Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të parë të vitit 2022. Referuar raportit, bie në sy se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 5,97 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2021.
PBB-ja për frymë është një tregues i rëndësishëm i performancës ekonomike dhe një njësi e dobishme për të bërë krahasime të standardeve mesatare të jetesës dhe mirëqenies ekonomike. Kontribut më të madh në këtë rritje kanë dhënë ndërtimi me +1,95 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,55 pikë përqindje, etj.
Ndërkohë, negativisht në rritjen e PBB-së kontribuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,35 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me – 0,18 pikë përqindje. Sakaq, Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,89 pikë përqindje. Më poshtë, raporti i plotë i INSTAT…