Çmimi i naftës më i larti në rajon, ministrja e Financave: Po mos të kishim bordet, do ishte më shrenjtë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se nëse nuk do të ishte ngritur Bordi i Transparencës, shqiptarët do të kishin çmime më të larta për karburantet nga sa kanë sot.

Kjo deklaratë e ministers u bë nga foltorja e Kuvendit, ku ajo po iu përgjigj pyetjeve për aktin normative për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit

“Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit”, tha Ibrahimaj.

Pas vendimit të fudnit të Bordit të Transparencës, nafta në vend tregtohet me 249 lekë për litër. Ndërsa çmimi i benzinës është 242 lekë për litër dhe ai i gazit 83 lekë.

Zjarr Tv Ad