Rama në Samitin e NATO-s, bisedë me presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mire

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot mbase vjen lajmi i mirë për heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe hapjes zyrtare të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Mbase sot lajmi i mirë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale teksa publikoi pamje nga dita e dytë e Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid.

Rama shihet teksa bisedon me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili është gjithashtu pjesë e Samitit të NATO-s.

Gjithashtu kryeministri Rama shihet teksa bisedon me Presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe me liderë të vendeve të tjera të NATO-s.

Zjarr Tv Ad