Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se vendimi i Kosovës për reciprocitet për letërnjoftimet, “ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij”.
Ndërsa, ka bërë thirrje që të mos tensionohet situata dhe të punohet drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Unë erdha në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhë ndonjë krizë”, tha ai.
I pyetur për kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ai nuk ka pranuar të komentojë kërcënimet. Kemi pasur diskutim shumë serioz mbrëmë për situatën dhe sigurisht duhet të shikojmë për zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe jo konfrontimeve”, ka thënë Lajçak në Beograd, raporton “N1”.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen 85-të, e zhvillua në mënyrë elektronike ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si de vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
“Pronarëve të automjeteve të pajisura me targa të lartcekura është mundësuar që nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datën 21 prill 2022, regjistrimi i mjeteve me targa RKS”. Sipas këtij vendimi regjistrimi do të fillojë në fillim të gushtit dhe do të zgjasë deri më 31 shtator
Para vizitës në Beograd, Lajçaku ishte në Prishtinë. Ai të mërkurën u shpreh optimist për takim mes krerëve të Kosovës dhe të Serbisë para pushimeve të verës.