Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Juventus ka zyrtarizuar largimin e disa lojtarëve shumë të rëndësishëm nga skuadra. Pas Paolo Dybala i cili nuk preferoi të zgjaste kontratën këtë verë edhe Alvaro Morata qe kishte ardhur në formën e huazimit nga Atletiko Madrid nuk do të jetë pjesë e bardhëezinjëve për sezonin e ardhshëm.
Një tjetër lojtar që u afrua me bujë tek Juventus nga Fiorentina, ishte edhe futbollisti i kombëtares italiane të futbollit Federico Bernardeschi. Edhe ky i fundit largohet me parametra zero nga Torino.
Pas largimit të këtyre emrave të rëndësishëm nga skuadra, Juventus pritet të jetë aktive në merkaton e verës duke afruar emra me peshë si Poul Pogba, Angel Di Maria etj.