Mauro Icardi ka qënë pa dyshim një nga emrat më të spikatur në sulmin e Interit gjatë viteve të fundit. Megjithatë klubi dhe futbollisti argjentinas u ndanë mes polemikash mes tyre në sezonin 2019-2020 ku pas krisjes me zikaltërit ai vendosi ta vazhdonte karrierën tek skuadra e PSG.
Edhe pse shpesh herë ai është cilësuar si tradhëtar nga ana e tifozëve të Interit, duket se vetë sulmuesi nuk e ka harruar aventuren dhe emocionet e përjetuara ne Milano ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.Futbollisti është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ditën e sotme ka postuar një foto te “San Siro” ne story ne rrjetin e tij social instagram ku rikujton kohën kur ishte pjesë e Interit.
“ San Siro, Milano. Sa emocione të jetuara këtu.. momente te paharrueshme të jetës time familiare e futbollistike. Shumë kujtime të bukura që do të qëndrojnë përgjithmonë në zemrën time” shkruan Icardi.