“Berisha u tregua dinak”, Roland Bejko nxjerr prapaskenat dhe zbërthen ‘kurthin’ e ish-kryeministrit: Kërkon t’i vendosë deputetët demokratë në…

0
1921
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD dega Gjirokastër, Roland Bejko, e konsideron si lëvizje dinake të Berishës protestën e 7 korrikut.

Bejko u shpreh se Berisha ka për qëllim që të vendosë deputetët në pozitë të vështirë përballë militantëve, që nëse s’i bashkohen tubimit të cilësohen si “të Ramës”.

Bejko tha se Berisha e di që s’mund të rrëzojë Ramën me protesta, por kërkon t’i tregojë amerikanëve se është faktori më i rëndësishëm opozitar.

“Berisha prej kohësh është në hall në marrëdhënie me grupin parlamentar. Ai besonte se duke qenë de facto në krye të PD do fitonte automatikisht grupin pa negociuar. Termat që iu propozuan z.Berisha, ishin që të shtyhej afati i zgjedhjeve të uleshin tensionet e brendshme, të qartësoheshin gjërat, raportet, marrëdhëniet, projekti do ishte i përbashkët. Ai s’e pranoi këtë propozim. Pjesa tjetër bën pjesë te strategjitë e Berishës, që duke i vendosur deputetët përballë militantëve, dhe duke i cilësuar me ligjërimin komunist, ose punist, që kush s’është me Berishën është me Ramën. Pasi mbaroi me Bashën, filloi me Alibeajn dhe të tjerët. E bën këtë që t’i vendosë deputetët në pozitë të vështirë me militantët.

Deputetët do shkojnë në protestë sepse Berisha u tregua dinak, sepse i vendosi përballë faktit që nëse s’do shkonin në protestë, do të thotë që jeni të Ramës. Një pjesë e deputetëve të kompleksuar, u detyruan…Nëse deputetët do jenë me Berishën, kjo do shihet pas protestës.  Berisha në foltore u premtonte militantëve që për 6 muaj do rrëzonte Ramën. S’besoj që Berisha do vijë ndonjëherë në pushtet me protestë. S’do bëjë dot protestat që ne kemi bërë kur ishim opozitë e bashkuar. Berishës i duhet partia. Jo s’e do të rrëzoj Ramën, do t’u dëshmojë amerikanëve që ky është faktori më i rëndësishëm opozitar dhe ka popullin me vete. Sikleti më i madh është që i duhet numri.

Një nga arsyet e protestës, e treta, është edhe fakti që këtë protestë e bën edhe për t’i bërë presion gjykatës, mos bëni numra me vendimin se unë kam shumicën. Edhe mbrëmë në intervistë e kërcënoi drejtpërdrejt gjyqtaren. Për sa kohë që PD të jetë Berisha, Rama do ketë jetë të gjatë në pushtet, dhe do ketë Zahon pastaj…Në momentin që do iki Berisha do fillojë puna për largimin e Ramës”, u shpreh Bejko.

 

Zjarr Tv Ad