‘Si t’i pres pronat nga ti, kur baba jot m’i mori?!’: Ja pse Arjan Mëniku do të protestojë më 7 korrik

0
432
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga foltorja e Partisë Demokratike sot e ka marrë fjalën z. Arjan Mëniku, nga familje autoktone tiranase, një ish-pronar, i cili theksoi në fjalën e tij se pronat e prindërve të tij janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekura në sirtaret qeveritare.

Pikërisht pse nuk do që i biri i tij, ashtu si dhe ai vetë, të vazhdojë ndër breza të kërkojë kthimin e tyre, Mëniku familjarisht do të dalë në demonstrimin popullor më 7 korrik në Tiranë kundër kësaj qeverie që në tretin mandat nuk jep ende zgjidhje për ish-pronarët dhe mbylljen e konflikteve të pronave.

“Unë jam Arjan Mëniku, 52 vjeç, nga një familje autoktone tironsish. Dal e flas sot nga kjo seli, në vend të babës tim. Ai më la trashëgim pronat, por edhe barrën e kthimit të tyre të zotit, pra familjes sonë.  

Për këtë unë do të protestoj më 7 korrik. Do të jem në shesh edhe për djalin tim që ka emigruar në Gjermani. Nuk dua që pas shumë vitesh, kur unë të mos jem, ai të jetë sërish duke kërkuar kthimin e pronave të Menikëve.

Pronat e familjes sonë janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekme në sirtaret qeveritare. Prej 8 vitesh ka një VKM për vlerën e kompensimit, por nuk kemi marrë asnjë grosh.

Gjithë këtë odise mund ta ilustroj me fjalët që i kam thënë vajzës së Llambi Gegpriftit, që u emërua kryetare e Agjensisë së Kompensimit të Pronave: “Si të pres pronat nga ti, kur baba jot m’i mori?!”

Ne pronarët jemi shtresë e nëpërkëmbur dhe e rrezikuar e shoqërisë. Kur një person i vetëm është në rrezik e gjithë Shqipëria është në rrezik. Ju bëj thirrje pronarëve t’i bashkohen Frontit të Shpëtimit Kombëtar dhe Partisë Demokratike më 7 korrik,” theksoi Arjan Mëniku

Zjarr Tv Ad