Grupi Parlamentar i PD në Kuvend i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka depozituar një projektligj për shndërrimin e Burgut të Spaçit dhe Kampit të Tepelenës në Muze Kombëtarë. Dokumentet me firmat e deputetëve janë depozituar dje në Kryesinë e Kuvendit.
“Memoria historike për një vend që për gati 50 vite u rrënua nga diktatura komuniste shtron si domosdoshmëri që e shkuara e hidhur jo vetëm të njihet nga brezat e rinj, por dhe të shndërrohet në kujtesë ndërgjegjësuese për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Këtij qëllimi i shërben dhe projektligji i depozituar dje. Si shërbim ndaj memories historike të Shqipërisë dhe si një respekt ndaj mijra qytetarëve dhe pasardhësve të tyre që vuajtën terrorin e regjimit komunist”, shkruan Eneklejd Aliebaj, kryetar i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend.