Përçarje midis Berishës dhe Këlliçit, të dy japin versione të ndryshme për atë që ka ndodhur

0
1774
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar të ketë një largësi apo ftohje mes tij dhe deputetit Belind Këlliçi. Në një intervistë për Euro News Albania, Berisha tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se Këlliçi është një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

“Absolutisht, nuk ekziston asnjë fërkim mes meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Belind Këlliçi është një politikan i ri aktiv dhe pa asnjë diskutim, një politikan me perspektivë, në vlerësimin tim, të sigurtë në Partinë Demokratike,” – tha Berisha.

Edhe deputeti Këlliçi ka mohuar të ketë ndonjë largim apo krisje me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në News 24, Këlliçi tha se këto lajme kanë dalë nga njerëz që u intereson që diversioni të mbetet gjallë në PD.

“Zero! Është një spinof i bërë nga mediat. Nga ata që tentojnë të mbajnë diversionin gjallë në PD. Zoti Berisha njihet për një gjë, për vendimet e tij që i shkon deri në fund. Bashkëpunimi me Berishën është i shkëlqyer. Edhe zonja Kokalari mirë ka bërë që ka qenë në foltoret e Berishës” – tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad