Mushkonjat “mbysin” plazhet/ SKANDALI: Kompania e Fatos Lashit e lidhur me nëndrejtorin e ISHP! Dritan Ulqinaku në borderot e “klientit të preferuar” të Ministrisë

0
227
Pushues duke bere banjo dielli ne plazhin e Radhimes ne Vlore. Ndonese temperaturat e larta kane filluar prej disa ditesh, plazhet ne vijen bregdetare nga Uji i Ftohte deri ne Orikum, jane pothuajse bosh. /r/n/r/nPeople sunbathing on the beach of Radhime, near the city of Vlore. Although the high temperatures have started for some days the beaches from Uji i Ftohte to Orikum are still almost empty.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungesa e dezinsektimit të vijës bregdetare nga Velipoja në Sarandë ka shqetësuar pushuesit në plazhe. Ky proces duhet të kishte nisur 5 muaj më parë, por s’ka filluar as sot më 1 korrik 2022. Mushkonjat vetëm janë shtuar. Sipas ekspertëve vija bregdetare duhet të ishte dezinsektuar që në mars.
Shteti shqiptar ka nisur ta bëjë dezinsektimin e plazheve që në vitin 2014. Këtë vit puna ka ngecur, ose më saktë nuk ka nisur fare, për shkak të ankimimit të tenderit. Newsbomb.al i është drejtuar në muajin Maj me një kërkesë Institutit të Shëndetit Publik.

Më 3 qershor përmes një përgjigje zyrtare dhe të protokolluar, ISHP-ja thotë se shërbimi I dezinsektimit fillon me “monitorimin entomologjik” në terren dhe në bazë të rezultateve jepen direktivat për nisjen e dezinsektimit. Por, një investigim i redaksisë ka nxjerr në pah disa problematika të tjera që mbajnë të bllokuar këtë proces.
Përgjigja e ISHP për Newsbomb.al, lidhur me mosfillimin e deziinsektimit

Burime të sigurta për newsbomb.al dhe disa dokumente të institucioneve shtetërore tregojnë për lidhjet e vetë drejtuesve të ISHP-së me kompaninë që e ka fituar prej vitesh tenderin për “Shërbim dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane”. Biznesmeni fitues Fatos Lashi, pronar i “MEDIAL SHPK”, rezulton se ka lidhje miqësore me nëndrejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku.
Në fakt, ky “afrimitet” nuk mbetet vetëm në kuadrin e lidhjeve miqësore. Dritan Ulqinaku para se të punësohej në shtet, figuronte dhe në borderot e kompanisë së Fatos Lashit, si drejtor teknik në kompaninë “Fatos Lashi Person Fizik”. Në foton e mëposhtme, nëndrejtori i ISHP-së shfaqet në dreka e darka me biznesmenin Fatos Lashi dhe ortakun e tij, biznesmenin tjetër Luftar Zebi.
Dritan Ulqinaku në foto me dy biznesmenët Lashi e ZebiDritan Ulqinaku në foto me dy biznesmenët Lashi e Zebi

Për t’u rikthyer te dezinsektimi i vijës bregdetare. Procesi është bllokuar për shkak të ankimimit që kanë bërë disa kompani, përfshirë dhe vetë kompaninë e Fatos Lashit. Një kompani që e ka fituar tenderin me radhë disa vite më parë.
Për të marrë këtë kontratë prokurimi, Fatos Lashi shfrytëzon lidhjet e tij me nëndrejtorin e ISHP Dritan Ulqinaku. Njeriun që sipas ligjit duhet të kontrollonte punën e “Fatos Lashi Person Fizik” gjatë viteve të kaluara. Pikërisht këtu ngjarja merr përmasat e skandalit.
Edhe pse duhet të kontrollonte punën e tyre, Dritan Ulqinaku shfaqet në dreka e darka me dy biznesmenët Fatos Lashi e Luftar Zebi. Ndoshta kanë ngritur edhe ndonjë dolli për shërbimin që nuk u krye kurrë ama paratë u derdhën nga buxheti i shtetit. Por nuk mbaron këtu.
Ekstrakti i QKB, për kompaninë e Luftar ZebiEkstrakti i QKB, për kompaninë e Fatos Lashit

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik vite më parë ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë. Në këtë periudhë, biznesmeni Fatos Lashi kishte marrë tenderin për “Shërbim dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane”, vitet 2016-2019, dhe duhet të kontrollohej nga Dritan Ulqinaku.
Newsbomb.al mëson se Dritan Ulqinaku ka qenë i punësuar dhe në borderon e majme të firmës së Fatos Lashit, në postin e drejtorit teknik. Pra, një konflikt i pastër interesi dhe “mpleksje” interesash personale në dëm të shtetit shqiptar. Nëndrejtori i ISHP do të kontrollonte ish-pronarin e tij të viteve më parë.
Këto interesa në fakt e kanë fillin edhe në një “lidhje” më të madhe se vetë Dritan Ulqinaku i Institutit të Shëndetit Publik. Biznesmeni Fatos Lashi, është një ndër “klientët e preferuar” të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi në vite ka marrë më shumë se 100 tendera dhe vlera në total i kalon miliona euro.
Më poshtë, newsbomb.al publikon dokumentet e nxjerra nga Thesari i Shtetit, të cilat tregojnë të gjitha transaksionet që janë kryer nga Ministria e Shëndetësisë dhe paratë kanë kaluar në llogaritë e biznesmenit Fatos Lashi. Qindra kontrata që fillojnë që në vitin 2015 dhe provojnë dhënien e tenderave te një subjekt “i preferuar”, duke skualifikuar nga gara padrejtësisht kompani të tjera.

Zjarr Tv Ad