Asnjë plan shpëtimi për fermerët/ Resuli: Jemi në një lloj batareje të propagandës qeveritare, përpiqet të mbulojë diellin me shoshë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve, Ervin Resuli ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me gjendjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vend të cilën e ka konsideruar gjithmonë e më të përkeqësuar.

Resuli tha se qeveria në vend që të bënte një plan konkret shpëtimi për fermerët, preferonte të merrej me propagandë duke u përpjekur të mbulonte shifrat e dhëna nga INSTAT ku për të pestin vit rradhazi, kemi rënie të bujqësisë dhe blegtorisë në vend.

“Prodhuesit vendorë prej 2018 gjenden në rrugë, kanë ngritur problematikat e tyre dhe shqetësime që i kanë vërejtur gjatë punës së tyre. Kanë parë trendin që nuk është në nivelet që qeveria i prezanton. Janë përpjekur të ngrejnë zërin dhe të kenë një reagim nga qeveria.

Nga të dhënat e INSTAT shohim se për këtë situatë nuk merren masa. Nuk rregullohet gjëja por i mëshohet me propagandë për ta zbutur dhe për mos të paraqitur si problem. Kjo është për të ardhur keq sepse shohim njerëzit që largohen çdo ditë e më shumë nga tokat, po ashtu shohim që punëtorët shkojnë dhe punojnë nëpër tokat e huaja.

Jemi në një lloj batareje të propagandës qeveritare që kërkon të mbulojë diellin me shoshë. Shifrat janë kokëfortë dhe INSTAT deklaron se për të pestin vit rradhazi ka rënie të vazhduar të blegtorisë dhe bujqësisë. Pavarësisht se kryeministri pretendon rritje të eksporteve, në fakt kemi rritje në vlerë si pasojë e rritjes së çmimeve. Nuk ka një orientim për fermerët nëse do ketë një plan shpëtimi për ta në mënyrë që fshati të ketë mundësi të punojë tokën dhe të hedhë në treg produkte që i kemi të nevojshme”– u shpreh Resuli.

Zjarr Tv Ad