Faxnews ka zhvilluar një intervistë me gazetarin Basir Çollaku për të folur për zhvillimet më të fundit në vend. Duke u ndalur te harta e re gjyqësore, Çollaku tha se e ka “fikur” tërësisht drejtësinë. Po ashtu Çollaku tha se kjo bëhet për interes të kupolës së drejtësisë, teksa kjo e fundit është kapur nga kryeministri Edi Rama.
Më tej në intervistë Çollaku foli edhe për rastin e gazetarit që u çua në “riedukim” nga Rama për shkak të pyetjes që i drejtoi ministres Olta Xhaçka. Teksa vlerësoi pyetjen e tij, gazetar shtoi se 80% e mediave është e kontrolluar nga kjo qeveri.
Debati me gazetarin, reagon PD: Rama të heqë dorë nga konferencat publike, nuk kontrollon dot veten
Çollaku: Ndryshimet që kapercejnë fillesat e reformës, e shoh si interes personal të kupoles së drejtësisë.
Duke mos pasur ne interesin e tyre cfarë tu ofroje sherbimi I drejtësië.
Ka mbetur të bëjmë një spital të vetëm në Tiraën. E ka fikur tërësisht drejtësinë. Falë, vetingut, reformes institucionet ishin jashtë funksionit. Është një drejtësi e munguar. Kupola e drejtësisë është pjesë e zgjatimit të njerëzve që kanë punuar në diktaturë.
Kapja e sistenmit të drejtësisë është e confirmuar nga vete kryeministri.
Rama çon në “riedukim” gazetarin
Çollaku: Duhet përgëzuar dhe të kemi solidaritet për gazetarin, për pyetjen cilësore.
Ajo që prisja nga gazetarët , gjuthësecili nga ata të braktisnin konferencën e kryeministrit. Që ta mbeshtesin në detyrën që bëjnë. Po kush e ka radhën?
Ja cili është raporti që ky kryeministër ka me lirinë e medias. Ka dhunën, arrogancën. 80% e mediave është e kontrolluar nga kjo qeveri.
Unë do thoja që gazetarët janë të lirë, kurajozë, nuk bëjnë kompromise ndonëse ka që edhe nga kryebashkiaku, që ka një akses të madh në media. Me pikatore lajmet kritike për kryebashkiakun. Unë nuk e shoh median në rolin e saj parësor. Opozita ka lënë një vakuum që e mbulon qeveria. Nëse kamerat nuk shkojnë në konferencën e kryeministrit, nëse e abandanojnë, është e dobishme për komunitetin.