Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka ironizuar hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në Facebook, Shehu thotë se Rama preu shiritin e dështimit të tij, pasi sipas deputetit demokrat, punimet kanë përfunduar me 7 vite vonesë.
Sipas tij, Rama duhej të jepte llogari dhge të mbante përgjegjësi për vonesën disa vjeçare por edhe për çmimin e punimeve. Shehu thotë se banorët e qarkut të Gjirokastrës, do të protestojnë më 7 korrik edhe për këtë projekt.
Postimi i Tritan Shehut:
Qarku i Gjirokastres do te protestoje edhe per 7 vite vonese ne perfundimin e rruges Kardhiq- Delvine.
Edhe kunder shpenzime spekullative, afer 3 here me shume ndaj atyre te parashikuara per perfundimin tashme si “breshka” te pjeses se mbetur te saj qe nga viti 2013!.
Pikerisht per keta dhe te tjera elemente diskutuam sot me Kryesine e deges PD ne Memaliaj dhe me tej me grupin organizator te Qarkut per protesten e 7 Korrikut, te mbledhur ne Kelcyre. Sepse ne fakt te gjitha keto kane renduar dhe rendojne mbi qytetaret, perfshi dhe banoret e ketij Qarku, thellojne varferine ekstreme te tyre, i “nxine” jeten deri ne tragjedi!
Ndersa cuditerisht po sot, Kryeministri duke prere shiritin e deshtimit te tij, “mburet” aty nen tingujt e nje muzike te denje vetem per rregjimet.
Kur se pari duhej te jepte llogari e te mbante pergjegjesi kokeulur jo vetem per vonesen disa vjecare te punimeve, por dhe per ato cmime punimesh, shume me te larta edhe ndaj standarteve europiane, te grabitura nga xhepat e shqiptareve.
Motive me shume keto per te protestuar se bashku me 7 Korrik.