Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka publikuar foto nga varrezat e Vunoit. Ai shprehet se ato janë lënë në gjendje të mjeruar duke e cilësuar turp për Bashkinë e Himarës.
Vasili shton se në ato varreza prehen gra dhe burra dinjitozë që i kanë shërbyer vendit me veprën e tyre dhe të vetmin detyrim sipas tij ia përdhos një bashki dhe një kryetar që nuk ka lidhje me krenarinë dhe meritat e bregdetit.
“Cfare gjendje e mjeruar ne varrezat e Vunoit, turp per Bashkine e Himares! Bashkia e Himares gjoja beri nje pastrim te tyre, por realisht fotot flasin vete, ku e kunderta skandaloze ka ndodhur. Mbeturina gjithefaresh dhe shkurre te hedhura mbi varre ky eshte rezultati i turpshem i gjoja pastrimit.
Ne ato varreza prehen burra e gra dinjitoze, qe me jeten dhe vepren e tyre, i kane sherbyer pa fund vendit, fshatit dhe familjes me modesti e thjeshtesi pa kerkuar asgje.
Edhe te vetmin detyrim, qe ata te prehen ne menyre dinjitoze, jua perdhos nje Bashki e Kryetar, qe s’kane asnje lidhje me krenarine e meritat e jashtezakonshme te Bregdetit, por Bregdetin e kane thjesht nje plaçke tregu per pazaret e tyre. Respekt pa fund kujtimi te atyre qe prehen ne varrezat e fshatit Vuno dhe perbuzje per kete Bashki turpi!”, shkruan Vasili.