Përfundon me sukses të plotë edicionit të 6-të i Festivalit të Riteve Gjirokastër 2022, një veprimtari kulturore, foklorike dhe tipologjike që organizohet Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Gjirokastër, nën kujdesin e drejtpërdrejt të ministres Elva Margariti dhe kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, Në programin e Festivalit të Riteve – Gjirokastër-2022 u përfshinë dhe performuan 12 grupe foklorike me rreth 100 artistë popullor interpretues të përgjedhura nga një grup ekspertësh të tnjohur të rashëgimisë kulturore. Sipas drejtorit të festivalit Engjëll Serjani, ashtu si edicionet e mëparshme, Festivali i Riteve 2022, i përmbahet qëllimit dhe objektivit të përhershëm të tij ruajtjes së trashëgimisë së kulturore që mbarit ritet e lashta shqiptare, ndikimit të tyre në zhvillimin e turizmit të qëndrushëm kulturor dhe foklorik në bashkinë dhe qarkun e Gjirokastrës, si dhe zhvillimin e isopolifonisë si vlerë unikale e kulturës botërore të mbrojtur nga UNESCO.
“Ndryshe nga pesë edicionet e mëparshme që janë organizuar në mjediset e hapura të Parkut Arkeologjik të Antigonesë, edicioni i gjashtë është organizuar për herë të parë në mjediset e hapura përpara tunelit të Qafës së Skërficës në ditën e çeljes dhe përurimit të rrugës së re automobilistike Kardhiq – Delvinë dhe në prezencë të kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama“, deklaron drejtori i festivalit Engjëll Serjani pas përfundimit të kësaj veprimtarie. Sipas tij, ky organizim i ri është bërë me synimin që festivali të tërheqë vëmendjen e turistëve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj për këtë vepër infrastrukturore kombëtare, si vlerë të shtuar e turizmit që shkurton mjaft kohën e udhërimit drejt bregdetit të rivjerës shqiptare, Sarandës, Ksamilit, Butrintit, Lukovës, etj. dhe anasjelltas, të turistëve që vinë nga Korfuzi, apo që zbresin më kroçere në portin e Sarandës dhe që duan të vizitojnë Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin. Zhvillimi i këtij eventi në këtë pjesë të Labërisë, nënvizon drejtori Serjani, i shërben njëkohësisht edhe promovimit të vlerave kulturore historike të kësaj zone si Manastiri i Cepos, Spellat Eremite të Plesatit, Kalaja e Kardhiqit, Kalaja e Zhulatit, monumentet e natyrës si Mbretet e Kardhiqit, Pyjet e Prongjisë, zona natyrore e mbrojtur e Pyllit të Piksit, Guri i Gjatë i Zhulatit, etj.