Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore “i çjerr maskën” Ballkanit të Hapur, ja si nisma u projektua që në vitin 1945 nga Beogradi dhe Moska

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisma e “Ballkanit të Hapur” është shoqëruar me debate të shumta politike, pasi ky projekt i shërben më shumë Rusisë dhe Serbisë. Ai u konfirmua hapur nga shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Pasi Evropa i prishi planet duke i anuluar takimin me Vuçiçin në Beograd, kryediplomati rus tha se Ballkani i Hapur është një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështet këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit. Një koment pikant dhe i fortë ka ardhur nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Ai ka sulmuar hapur “Ballkanin e Hapur”. Në një reagim në rrjetet sociale, ditën e djeshme, Lipa ka shkruar në Twitter se njerëzit po harrojnë, duke kujtuar se përpjekja për të qenë “të hapur”, shqiptarëve u kushtoi 50 vite ndarje. Ai ka replikuar mbi një fotografi të vitit 1945, kur komunistët shqiptarë, jugosllavë e rusë mbanin mbledhje të përbashkët. Në replikën e tij, Dukagjin Lipa e ka mbyll me hashtagun ku thekson se: “Kurrë më”! “Krahasim i mahnitshëm. Nuk mund ta thoshte më mirë. Kjo është ajo që njerëzit po harrojnë. Përpjekja për të qenë “të hapur”, na kushtoi 50 vite ndarje, #NeverAgain”, shkruan ai. Përveç Vuçiçit, një nga mbështetësit më të mëdhenj të kësaj nisme është kryeministri shqiptar Edi Rama. Në emër të Ballkanit të Hapur, Rama në jo pak raste i është kundërvënë Albin Kurtit pse kryeministri i Kosovës refuzon ta pranojë nismën. Dhe jo pa qëllim. Mesa duket Kurti i udhëzuar nga amerikanët e ka kuptuar qartë lojën anti-perëndimore që fsheh projekti ku bën pjesë dyshja Rama-Vuçiç, ku në të vërtetë fijet i lëviz Rusia.

Rama-Vuçiç përjashtojnë Kosovën nga nisma

Ka qenë kryeministri Rama, i cili ka thënë se respekton vendimin e Kosovës për t’u mos u përfshirë në “Ballkanin e Hapur”. “Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vet, për vendin e vet. Vendi për Kosovën për tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot, nëse nuk e mbush vet Kosova. Unë nuk dua të them asgjë më shumë, pasi çka kam pasur për të thënë iu kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh, e respektoj”, deklaroi ai. Presidenti Vuçiç, u zotua se Kosovën do ta mbajë pjesë të Serbisë, ndërkohë që foli me superlativa për kryeministrin Edi Rama. “Falënderoj Ramën, i cili ka qenë gjithmonë i fuqishëm. Edhe kur i është kërkuar të heqë dorë nga Ballkani i Hapur, ka treguar vendosmëri që të vijojë ta bëjë. Pa përkushtimin e tij, Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte’, tha Vuçiç

SHBA ultimatum që nisma të jetë ekonomike dhe jo politike

Nga ana tjetër, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e Ballkanit Perëndimor, kërkoi që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme. Escobar tha se kjo nismë që mbështetet nga SHBA duhet t’i përfshijë të gjashta shtetet. “Ne kishim një dialog të suksesshëm dhe do të bëjmë çdo gjë për stabilizimin e rajonit dhe të krijojmë mundësi të reja për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. SHBA nuk e sheh BP nga një pikë e problemeve që kanë ndodhur shekullin e kaluar por nga pritshmëritë e shekullit që jemi. Ballkani Perëndimor ka mundësi të mëdha, me të gjitha pasuritë dhe resurset e mahnitshme. Në do t’ju ndihmojmë që ju ta ndërtoni të Ardhmen. Rajoni ka potencial që të jetë qendër e energjisë, që do të ndihmojë të luftojmë ndryshimet klimatike. Ka kapacitet të jetë qendër e gazit natyror. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës që ka rritjen më të madhe. Ne do t’i lehtësojmë punët. SHBA-të e përkrahin këtë nismë të ‘Ballkanit të Hapur’. Ne i përkrahim të gjitha inciativat ekonomike që afrojnë vendet dhe promovojnë paqe dhe zhvillim. Secila iniciativë për një integrim ekonomik duhet të përfshijë të 6 shtetet”, deklaroi Escobar.

Zjarr Tv Ad