Kryetari demokrat, Sali Berisha, uroi Ditën e Pavarësisë së SHBA me një mesazh.
Berisha postoi po ashtu një kolazh me foto nga takimet e tij me presidentët dhe zyrtarët më të lartë amerikanë.
“Sot kombi i madh amerikan feston ditëlindjen e tij, Ditën e Pavarësisë së SHBA.
Së bashku me të, festojnë me mirënjohje të thellë shqiptarët dhe miqtë e tij në gjithë botën.
Amerikanët festojnë sot krenarë pavarësinë e vendit të tyre, si superfuqia e lirisë, festojnë si kombi që ka bërë më shumë se çdo komb për lirinë e kombeve të tjera në tërësi dhe në veçanti me lirinë e shqiptarëve.
Ky vit është dhe 100-vjetori i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA.
Partia Demokratike ka dhënë kontributin më të madh dhe historik në këto marrëdhënie. Ajo mbetet e vendosur të bëjë dhe më shumë në 100 vitet që vijnë! Happy 4th of July!” shkruan Berisha.