Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila po zhvillon punimet në Britaninë e Madhe. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i këtij delegacioni Damian Gjiknuri, bën me dije se ka zhvilluar edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella. Ai thekson se fokusi i punimeve të Asamblesë Parlamentare janë rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE.
“Në cilësinë e Kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë mora pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila po zhvillon punimet në Birmingam. Fokusi i mbledhjes rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE. Gjatë punimeve pata kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella si dhe kryesuesit e delegacioneve nga vende të tjera me të cilët diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh”, shkruan Gjiknuri.