Grupi i investitorëve “City Group” ka zyrtarizuar marrëveshjen përfundimtare për blerjen e klubit të Palermos. Sheikët që kanë në pronësi edhe skuadrën e Mançester Sitit kanë folur lidhur me këtë investim ku parashikojnë rikthimin në Serinë A.
Blerësit e rinj kanë folur dhe për një temë të bujshme, i cili është transferimi në të ardhmen i trajnerit Pep Guardiola, i cili është në krye të klubit tjetër që ata kanë në pronësi Mançester Siti. Arabët e kanë lënë të hapur mundësinë e këtij emërimi të bujshëm në të ardhmen duke theksuar se Guardiola interesohet shpesh për këtë klub.
“Guardiola na pyet gjithmonë nëse ka diell në Palermo.
Ai është gjithmonë i interesuar dhe na pyet vazhdimisht për këtë lëvizje që kemi bërë. Ku i dihet ndoshta në të ardhmen edhe ai do të na bashkohet këtu.”, u shprehën përfaqësuesit e “City Group”.