Barometri Ballkanik: 92% e shqiptarëve i konsiderojnë çmimet të papërballueshme

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarët janë populli më i shqetësuar nga 5 vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor sa i përket rritjes së çmimeve.

Raporti i fundit i Barometrit Ballkanik tregon se nga 64% e të anketuarve në Shqipëri janë thuajse të pakënaqur me rritjen e çmimeve dhe i konsiderojnë të papërballueshme në raport me të ardhurat që kanë familjet.

Shqipëria mban përqindjen më të lartë të personave që e shohin me shqetësim nivelin e lartë të çmimeve me rreth 64% në krahasime mesataren e BP 52%. Rreth 92% e shqiptarëve janë të pakënaqur me nivelin e çmimeve duke i konsideruar mjaft të larta në raport me të ardhurat, ndërsa për vendet e tjera të rajonit vijon: 84% boshnjakë, 72% serbë, 59% kosovarë, 84 % malazezë.

Në raport me të gjashta vendet e rajonit, rezultoi se vetëm qytetarët e Kosovës kishin nivelin më të ulët të pakënaqësisë.

Vendi ynë nuk kishte asnjë qytetar që e konsideronte normal nivelin e çmimeve në vend, ndërsa ne vendet e tjera të rajonit kjo përqindje zinte nga 1 në 10%.

Zjarr Tv Ad