Megaskandali/ Balliu: Familja e inceneratorëve duhet të marrë përgjigjen e merituar më 7 korrik

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeministri Edi Rama është ‘arkitekt” i aferës së inceneratorëve, teksa thotë se “talenti i tij i vetëm është vjedhja”. Balliu thotë se vendi është në një krizë të thellë ekonomike, ndërsa përgjegjës për këtë bën Edi Ramën. Sakaq, Balliu thotë se në protestën që do të zhvillohet më 7 korrik, “familja e inceneratorëve duhet të marrë përgjigjen e merituar”.

POSTIMI I PLOTE

Arkitekti i aferës së shekullit të inceneratorëve Edvin Kristaq Rama ka dëshmuar se talenti i tij i vetëm është vjedhja.

Ndërkohë që qytetarët jetojnë në krizë të thellë ekonomike, kompanitë e përfshira në mega aferën kriminale të inceneratorëve me pronar real Edvin inceneratorin, kalojnë miliona euro vetëm për shpenzime frutash dhe perimesh.

Paratë e qytetarëve nëpërmjet kësaj afere kalojnë në xhepat e Edvin inceneratorit, Agaç inceneratorit si dhe Lali inceneratorit.

Me 7 korrik, ora 7, familja e inceneratorëve duhet të marrë përgjigjen e merituar.

Zjarr Tv Ad