Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollla për shyqrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës.
5 anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve kanë kërkuar që Nikolla të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe Mandatit.
“Në mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 06.07.2022, ora 13:00, me rend dite: “Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhacka” thuhet në shkresë.
Kujtojmë që 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes Olta Xhacka pë shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshorit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në pordorim pasuri publike.