Shumëkush mund ta njohë Marisa Butler si vajza bukuroshe që konkuron në ‘Miss USA’, por nuk është kjo arsyeja pse flasin kaq shumë për të. Bukuroshja 21-vjeçare ‘jeton’ me peshkaqenët. Ajo punon vullnetarisht në organizatën NOAA që monitoron speciet ujore për të shmangur uljen e numrit të tyre. Zonjusha Butler zhytet dy herë në ditë në ujërat e oqeanit për të nxjerrë peshkaqenët që notojnë pranë vijës bregdetare, i jep ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas i dërgon në vende më të sigurta, larg bregdetit. Gjatë vitit të kaluar Marisa mundi të shpëtojë 30 peshkaqenë, por synon ta çojë numrin e të shpëtuarve në 100 gjatë këtij viti. Asaj i pëlqen shumë puna që bën dhe duket shumë e lidhur me krijesat që për pjesën më të madhe konsiderohen të frikshme dhe monstruoze. Sipas saj peshkaqenët duhen trajtuar si qenie shumë të rëndësishme dhe t’i ndihmojmë sa herë të kemi mundësinë pasi në momentin që dalin në vijën bregdetare janë shumë të trembur dhe të pafuqishëm.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...