I pyetur për perplasjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, në nje interviste per News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se beteja në Tiranë u fitua dhe kjo u pranua edhe nga vete FSHF. Sipas tij, rezultatet ne sport duken kur vlerësohen dhe shpërblehen sportistet, duke sjele ne vemendje medaljet ne Lojerat Mesdhetare Oran 2022.
“Unë nuk kam asnje konflikt personal, thjesht kam treguar se kur qyteti transformohet në çdo fushë, gjërat bëhen më mirë. Gjërat bëhen më mirë kur njerëzit lënë stafetën, gjërat bëhen më mirë kur ka garë. Ky ka qenë insistimi im te Federata Shqiptare e Futbollit. Luiza Geza është i njëjti person dhe shiko çfarë performance ka sot. Pse? Sepse flasim, jemi bashkëpunëtorë, promovojmë talentin. Nuk bëhet fjalë t’i kërkohet Luiza Gegës të paguajë që të garoje me ngjayrat kuq e zi.
Çudirat që shohim me FSHF-në nuk ndodhin në asnje vend tjetër. Kemi sukses me peshëngritjen, me mundjen, po ashtu u ndërrua lidershipi i KOKSH-it nga politizimet e tejskajshme, sporti nuk perdoret me për qoka politike dhe kemi vendosur një sistem transparent ku shperblehen më të mirët.
Kush sjell një kupë ose kampionat në qytet do të shpërblehet. Për çunat dhe gocat e sportit do japim më të mirën. Jo për presidentë, pronarë, ndërtues pallatesh dhe familjarët e tyre. Ne po japim shembull ku investimi në sport po shpërblehet.
Hapja e sportit, transparenca e sportit, ndërrimi i atyre që drejtojnë institucionet e sportive ka sjellë rezultate më të mira. Nuk kam lënë asnjë betejë, ne e fituam betejën tonë të Tiranës”, u shpreh Veliaj.