Skuadra e Tiranës nis sonte në mbrëmje aventurën e saj europiane. Në orën 19:30 minuta skuadra e Orges Shehit do të përballet me Dudelange për raundin e parë kualifikues të Uefa Champions League.
Një numër i kufizuar tifozhësh kanë udhëtuar drejtë Liksenburgut për ta ndjekur këtë ndeshje në stadium. Megjithatë klubi ka menduar edhe për pjesën tjetër të tifozëve që do ta ndjekin takimin në kryeqytet.
Në fushën përpara stadiumit “Selman Stërmasi” Tirana Fan Zone do të krijoj një atmosferë elektrizuese për tifoztë të cilët do të kenë mudnësi të mblidhen sëbashku për të shijuar ndeshjen në monitor gjigant por edhe për të konsumuar pije të ndryshme.
Natyrisht që Tirana Fan Zone do të popullohet disa orë përpara fillimit të takimit. Kjo ka qënë një gjetje e klubit për tju dhënë mundësinë tifozëve ta shijojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme magjinë e kësaj ndeshje.