BE e shqetësuar për marrëveshjen e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara, Pollo: Pazari te Nusreti pengesë që Rama po na ngre drejt Europës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian ka kërkuar të ketë më shumë qartësi rreth një marrëveshje tregtare mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Qëndrimi i Brukselit është bërë publik në takimin e 13-të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

“Lidhur me marrëveshjet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Komisioni theksoi nevojën për qartësi të marrëveshjes tregtare në lidhje me mënyrën se si kompanitë e BE-së mund të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontrata publike, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, thuhet në njoftimin për mediat të Komisionit Europian.

Lidhur me këtë qëndrim të Brukselit ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Genc Pollo.

“Edhe pazari i “Biftekut tek Nusreti” në Emirate është një tjetër pengesë e Ramës në rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Rama gjeti gjoja me një miliarder arab por në fakt don të bëjë transferimin e pronës publike në portin Durrës e përreth tij tek privati i preferuar”, shkruan Pollo.

Zjarr Tv Ad