Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kërkuar opozitës që të bëjnë një kërkesë dhe Gjykata Kushtetuese të japë vendimin përfundimtar për “shkrirjen e bordeve komuniste”.
Reagimi nga Ylli Manjani:
“Menjëherë e pa asnjë pritjeduhet bërë!
“Dorëheqja e Edi Ramës është objektivi kryesor i protestës së 7 korrikut”/ Berisha jep premtimin: Ja çfarë do të bëjmë sa të vijmë në pushtet…
Dakord protesta, dakord deklaratat, por duhet përdorur edhe instrumenti ligjor, që deputetët dhe Partitë Politike e kanë të garantuar nga Kushtetuta. Partitë dhe deputetët e përdorin shumë më kollaj se çdo individ këtë instrument.
Këtu është fjala për mbrotjen e interesit publik dhe të Kushtetutës.
Kjo e fundit na thotë se Republika e Shqipërisë bazohet në ekonominë e tregut të lirë.
Nuk ka treg të lirë kur çmimet e produktit privat i vendos qeveria.
Gjykata Kushtetuese duhet ftuar të vendosë:
O të ruajë tregun e lirë, ose të legjitomojë ekonominë politike socialiste.
Dhe nëse fiton kushtetuta dhe tregu i lirë, qeveria duhet të shpërblejë masivisht dëmin që i shkaktoi konsumatorit nga vendosja e çmimit abuzivisht!
Një orë e më parë opozita duhet ta bëjë kërkesën për në Kushtetuese.
Llafet i merr era!
Qeveria po rrjep popullin e saj kundër çdo parimi kushtetues!”