“Berisha ka treguar se protestat i ka me gjithë mend”, Armir SHKURTI: Më 7 korrik do marr pjesë jo për të, por për të shkundur regjimin

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari, Armir Shkurti ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe për protestën që pritet të mbahet në datën 7 korrik të thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha.

Shkurti ka pohuar se do të marrë pjesë në protestë, jo si mbështetës i Berishës por si protestues i situatës ku ndodhej vendi sepse diçka duhej të ndryshonte sadopak.

“Historia ka treguar, nuk ndryshon asgjë nëse nuk ka presion nga brenda. Unë në protestë nuk dal as për Berishën as për Ramën. Unë dola në 1990 për t’u vrarë, por nuk dola për Berishën, as për Nanon, as për Nard Ndokën.

Unë dua t’ja them egjimit këtë gjë, dhe më tej regjimit të përmbyset nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Po t’i hyjmë të gjithë e kanë bërë ndonjë gjë, edhe Saliu ka bërë. Problemi është se sot është shpëtimi, nëse regjimi mund të shkundet apo mund të hyjë në ndonjë ulli të vogël demokratike, janë protestat. Të cilat nuk i bën as ata që i mbledhin për çmimin e naftës dhe pastaj bëhet bordi.

Saliu ka treguar se protestat që i bën i ka me gjithë mend. Të shohim datën 7 korrik. Por unë nuk mund të rri në shtëpi dhe të shof mos bëhet diçka. Nuk mund të rri unë në shtëpi ndërkohë që kryeministri sillet si brigardier me dikë që bën punën e vetë. Në 7 korrik, njerëzit të dalin për vete në protestë, jo për Saliun”– u shpreh Shkurti.

Zjarr Tv Ad