Gerd Hoxha konfirmohet në detyrë, gjyqtari i Tiranës kalon me sukses vettingun

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtari Gerd Hoxha konfirmohet në detyrë nga shkalla e dytë dhe përfundimtare e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkruan newsbomb.al. Vendimi për Hoxhën është marrë pak më parë, pasditen e kësaj të mërkure 6 korrik.

Gjyqtari i Tiranës është konfirmuar në detyrë dhe nga shkalla e parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut. Ai mori shumicë votash, por ONM-ja i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimonte vendimin për Gerd Hoxhën.

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Pas disa përballjeve në KPA, gjyqtari që ka afro 20 vite në sistemin e drejtësisë ka arritur të marrë konfirmimin në detyrë. Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është përfundimtar dhe i formës së prerë, duke i

Zjarr Tv Ad