“Ka 1 mijë arsye për ta rrëzuar këtë qeveri, por kush?”, nuk përmbahet Ilir Demaliaj: ? Edi Rama bën pall dhe 20 vjet me këta

0
394
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas analistit Ilir Demaliaj protesta që do të zhvillohet ditën e nesërme (7 korrik) në Tiranë është thjesht për të treguar forcën e Berishës.

Demaliaj gjatë një interviste televizive u shpreh se me këtë opozitë Edi Rama bën pall dhe 20 vjet.

Ilir Demaliaj: Kjo protestë është thjesht për të treguar forcën e Berishës  me militantët e tij që është faktor. Berisha është i pari që duhet të largohet nga politika, së bashku me gardën e tij, me flamurin pa bisht e me bishtin pa flamur. Nuk mund të vazhdojmë për të hequr një të keqe më të madhe për të sjellë një të keqe më të vogël dhe kjo e keqja më e vogël bëhet e keqe më e madhe dhe pastaj riciklojmë të keqen më të vogël për ta bërë atë më të madhe dhe pastaj vazhdojnë  e keqja dhe rritet gjithmonë e më shumë e pastaj largohen nga Shqipëria. Nëse nuk kanë turp, të shkojnë pas Berishës, pas Ramës e pas kujt të duan.

“Nuk mund të luash me karta të djegura kjo protestë nuk ka asnjë funksion. Po si mund t’iu besoj unë këtyre njerëzve? Si mund ti besoj Flamur Nokës. Ka 1 mijë arsye për ta rrëzuar këtë qeveri, por kush? Këta? Edi Rama bën pall dhe 20 vjet me këta. Edhe 20 vjet bën pallë me këta.”

Zjarr Tv Ad