Kuvendi ka nisur me kërkesë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelej Alibeaj.
Alibeaj, kërkoi që të futet në rendin e ditës projekt-rezoluta e propozuar nga PD për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
“Që në datën 27 maj kemi paraqitur një projekt rezolutë lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nën frymën e ruajtjes së vlerave kryesore të individit të ndëshkimit me vullnet politik i të gjithë agresorëve besoj se është një detyrim që mos e shtyni dhe zvarrisni atë rezolutë që kemi kërkuar.
Sot ne do të shqyrtojmë dhe një projekt rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e kemi detyrim po rajonin, ashtu siç kemi detyrim për rastin e Srebrenicës e kemi detyrim edhe për vllezërit tanë të Kosovës. Është e njëjta situatë dhe i njëjti agresor dhe se kuptoj zvarritjen tuaj për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë” tha Alibeaj.