Mbi 1 mijë qytetarë nga Lushnja do t’i bashkohen protestës së PD përballë Kryeministrisë, Sharka: Qeveria po bën presion ndaj shoqërive të transportit!

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 1000 qytetarë lushnjarë do t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës e cila do të organizohet nga PD në orën 19:00. Sipas kreut të degës së PD-së Lushnje Eduart Sharka janë marrë të gjitha masat që udhëtimi drejt Tiranës të mos pengohet teksa ka theksuar se do të realizohet nëpermjet automjeteve private për shkak të presionit ndaj shoqërive të transportit. Sharka pohon gjithashtu se lushnjaret kanë shumë arsye për të protestuar teksa ka theksuar se krahasuar me protestat e mëparshme vihet re një interes i shtuar dhe një ringjallje e besimit te opozita.

Jemi organizuar më së miri, strukturat janë mobilizuar, kemi interes të shtuar të qytetarëve sidomos për fermerëve. Doja të theksoja përpost vështirësive që ka kjo protestë si moti i nxehtë apo kulmi i punëve në bujqësi apo kosto e lartë të transportit. Kemi interes të madh të njerëzve. Kemi kërkuar autobusa për personat që nuk vijnë dot me automjetet e tyre, por shoqëritë e transportit janë nën presionin e qeverisë pasi i druhen sanksioneve pas protestës sic ka ndodhur më parë. Megjithatë nga Lushnja janë mbi 1 mijë qytetarë në protestë pasi ata e ndjejnë që duhet të dalin në protestë”, u shpreh Eduart Sharka.

Zjarr Tv Ad