Nga Erisa Xhixho/
Sot protestojmë si qytetarë🇦🇱, pasi këtë vend e drejton sovrani dhe jo Edi Rama me oligarkët e tij!
Pse duhet të jemi në protestë sot?
Sepse ndërsa në bursë çmimi bie, me bekimin e bordit të zhvatjes, shqiptarëve u shitet 252 lekë litri. Ne vazhdojme paguajnë sot naftën më shtrenjtë se çdo qytetar tjetër i rajonit.
Shqiptarët paguajnë kostot e rritura të jetesës, pa asnjë mbështetje nga shteti, pavarësisht se janë ndër më të varfrit në Europë.
Ndërsa laku në fyt sa vjen e u ngushtohet, shqiptarët vijojnë të paguajnë për kontratat korruptive koncesionare. 430 milionë euro për inceneratorë fantazmë janë fatura që u është prerë nga kjo qeveri, e cila parësore ka interesat e klientëve të saj.
Në këtë vend ku ligjet “qepen” sipas porosisë dhe në kundërshtim me rekomandimet e institucioneve europiane ku aspirojmë të adreojmë, qytetari dhe biznesi që zbaton ligjet dekurajohet.
Në këtë vend ku amnistohet me ligj paraja e gjeneruar nga krimi e korrupsioni, familjet në nevojë sfide për mbijetesë.
Në këtë vend ku pensionisti zgjohet milioner se dikujt i duhet një emër pas të cilit të fshihen paratë e megaaferës së inceneratorëve, mijëra pensionistë të tjerë heqin edhe një ushqim nga tryeza për të përballuar krizën.
Në këtë vend ku familjet nuk përballojnë dot as një javë pushime në vit, të rinjtë janë emigrantë në përgatitjet e fundit.
Janë shumë arsyet për të cilat duhet të jemi në shesh për të protestuar si qytetarë kundër keqqeverisjes, korrupsionit, vjedhjes që na bëhet çdo ditë, duke na detyruar të braktisim vendin tonë.🇦🇱
Sot të gjithë duhet të kuptojnë se këtë vend e drejton sovrani e jo Edi Rama me oligarkët e tij.