Ndryshimi i çmimit të naftës, reagon deputeti i LSI: ‘Bordi batakçinjve’ spekulon me karburantet! Ulje sipas propagandës së Ramës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër për ndryshimin për të tretën ditë radhazi të çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës. Vasili e ka quajtur si “Bordi i Batakçinjve”, i cili sipas tij spekulon me çmimin e naftës. Ai ka publikuar dhe një shkresë me anë të të cilës thekson se ka kërkuar informacion se mbi ç’kriter bëhët transporti i karburanteve në Shqipëri, por thekson se s’ka marrë përgjigje.

Postimi i Petrit Vasilit:

“Batakçinjte e Bordit te Trasparences spekulatore mafioze te cmimit te naftes!

Per tre dite me radhe Batakcinjte e Bordit te Trasparences luajne tre here me çmimin e naftes, sipas buletinit te propagandes se Edi Rames. Si deputet I jam drejtuar me leter zyrtare Ministrise se Financave  dhe Transportit, qe te informojne se me çfare kritere vendoset çmimi i naftes dhe te sqarojnë edhe elemente te tjera. Asnje pergjigje nga batakçinjte. Ja ku i keni shkresen zyrtare me kerkesevme sqarime per Bordin e Batakçinjve!”, thekson Vasili.

Zjarr Tv Ad