Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka prezantuar programin “Left Lessons”.
Përmes kësaj iniciative, ligjvënësja synon të forcojë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e deputeteve gra në forcimin e politikbërjes me fokus barazinë gjinore dhe adresimin e çështjeve sociale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, në cilësinë e kryetares së Gruas në PS, Gjonaj vlerëson se:
Sëbashku me deputetet gra socialiste falë mbështetjes së Friedrich-Ebert Stiftung zhvilluam takimin e parë të “Mësimeve të Majta”. ????
Programi “Left Lessons” synon të forcojë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e deputeteve gra në forcimin e politikbërjes me fokus barazinë gjinore dhe adresimin e çështjeve sociale.
Drejtuesja e Zyrës së FES në Tiranë znj. Stine Klapper prezantoi formatin e programit sipas praktikës gjermane, mbi bazën e së cilës zhvilluam një diskutim mjaft konstruktiv mbi zbatimin e këtij programi.
Falenderoj të gjitha koleget deputete për kontributin e tyre të vyer dhe që përqafuan këtë iniciativë të Gruas PS????.
Ky është aktiviteti i parë i një serie aktivitetesh që do të zhvillojmë gjatë vitit në zbatim të agjendës së gruas në PS”, shprehet Gjonaj.