KSHH: Kufizimet gjatë pandemisë cënuan parimin e propocionalitetit.

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kufizimet e vendosura gjatë pandemisë nëpërmjet akteve normative u bënë pa konsultim dhe cënuan parimin e proporcionalitetit. Kjo është një nga gjetjet e Barometrit Kombëtar, sa I përket ndikimit që patën masat kufizuese në liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Synimi i Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit mund të arrihej me masa më pak represive, të përshkallëzuara dhe të planifikuara më herët. Interesi që u mbrojt ishte jeta dhe shëndeti I cdo qyetari. Por kur vihet në diskutim parimi i proporcionalitetit, diksutohet a mund të arrihej ky qëllim me masa më pak represive?”- tha drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj.

Skëndaj solli në vëmendjen edhe momentin e prishjes së godinës së teatrit kombëtar, kur tha: “Ky veprim nuk u krye në një kohë të përshatshme, cka krijoi revoltë tek grupet e interesit. Gjendja e pandemisë diktonte nevojën për parandalimin e përhapjes së virusit dhe adresimin e situatës socio-ekonomike të vendit, dhe jo në shembjen e teatrit.”

Barometri nënvizon se janë mbajtur standarde të dyfishta sa i takon tubimeve, si dhe janë aplikuar në mënyrë selective masat administrative.

Zjarr Tv Ad