Kolegu tregon bisedën me Kastriot Myftaraj: Folëm dje, ishe optimist dhe do ta fitoje betejën me sëmundjen

0
1214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kastriot Myftaraj, gazetar dhe analist i njohur në vend, i ka dhënë fund jetës mesditën e kësaj të enjteje duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në zonën e “Ali Demit”.

Kolegu i tij, gazetari dhe publicisti Robert Papa thotë se ka biseduar dje me Myftarajn dhe ky i fundit i ishte dukur optimist se do ta fitonte betejën me sëmundjen.

“Pse Kac? Pse? Do ta fitoje betejën me sëmundjen.. folëm dje. Ishe optimist. Lamtumirë.. Ma prishe ditën… Pa fjalë”, shkruan Papa. Kujtojmë se, gazetari i njohur Kastriot Myftaraj pak ditë më parë kishte zbuluar se ishte me tumor dhe do i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në tru.

Zjarr Tv Ad