“Rama ia mbath në Vlorë, mori dhe kërpudhën me vete”, Belind Këlliçi sulmon kryeministrin nga protesta: Një frikacak që nuk i sheh dot qytetarët në sy, kishte urdhëruar që…

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë se Rama ia ka mbathur nga Tirana pasi nuk mund t’i shoh qytetarët në sy.

Këlliçi thotë se Rama është një frikacak që i fshihet të vërtetës.

Këlliçi: Për të gjitha ata që kishin problem temperaturat e larta dhe nuk do ketë protestues. T’iu dëgjoj pak Rama Ik, ta dëgjojë Rama deri në Vlorë. Ju vini në Tiranë ndërsa ai ia mbath nga Tirana, vetëm për të mos ju parë sepse i dhembin sy kur ju sheh. Një frikacak që i fshihet të vërtetës. Kishte urdhëruar mësuesit të qëndrojnë në punë. Iku madje mori dhe kërpudhën me vete. Një burrë shteti do qëndronte këtu dhe do i shihte në sy qytetarët. Shqipëria sot është në rrezik. Shqipëria e vërtetë, e shumicës reale po asfiksohet, po meket përditë. Shqipëria që duam, e këtyre këtu ngjitur vrau Shqipërinë e shqiptarëve. Shqipëria e këtyre mund të jetë e bukur, mund të mbahet me rrobat luksoze, ka komfortin e vilave të luksit në bregdet, ka sigurinë e parave me shumicë, kjo Shqipëri e këtyre dhe njerëzve që i rrethojnë nuk ka asnjë problem.

Zjarr Tv Ad