Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ëeshtë mbyllur përfundimisht saga e gjatë e e gjyqeve për ish krerët e FIFA-s dhe UEFA-s Sepp Blatter dhe Michel Platini.
Gjykata Penale Federale e Bellinzonës nuk i ka pranuar kërkesat e prokurorit publik i cili më 15 qershor të vitit të kaluar kishte kërkuar një vit e tetë muaj burgim për ish drejtuesit e lartë të FIFA-s dhe UEFA-s. Si Blatter ashtu edhe Platini nuk i kishin pranuar akuzat.
I pari akuzohej për mashtrim, përvetësim të fondeve të FIFA-s, keqmenaxhim, si dhe për falsifikim të dokumentave. Ndërsa francezi akuzohej për mashtrim, përvetësim, falsifikim si dhe bashkëpunëtor në keqmenaxhimin e supozuar të Blatter.
Tashtmë të dy ish funksionarët e lartë do të marrin edhe një dëmshpërblim te majm për prishje të imazhit.