Safet Gjici njofton binjakëzim me Bashkinë e Lubekut të Gjermanisë: Do ndërtojmë impiantin për përpunimin e ujërave të zeza

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, ndodhet në Gjermani për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit me bashkinë e Lubekut. Gjici thotë se nga kjo marrëveshje do të bëhet i mundur ndërtimi i një impianti për përpunimin e ujërave të zeza.

“Jam shume i lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit me bashkinë Lübeck me kryetarin z. Jan Lindenau. Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për bashkinë Kukës, ku do të na ndihmojë në:

Ndërtimin e një impianti për përpunimin e ujërave të zeza,duke zgjidhur njëherë e mirë problemin e menaxhimit të ujërave të zeza.

Menaxhimi i integruar i mbetjeve.

Jam i sigurtë që kjo marrëveshje bashkëpunimi do konsolidojë një marrdhënie të qëndrueshme miqësie dhe zhvillimi midis dy popujve tanë”, shkruan Safet Gjici.

Zjarr Tv Ad