Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë Kurban Bajramin.
Ai shkruan se shqiptarët nuk duhet të harrojnë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit.
“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. – Kuran.
Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!
Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit.
Adhurim dhe lutje të pranuara!”, shkruan Meta.