Kreu i grupit parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj uron besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit. Sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë, thotë demokrati.
“Gëzuar Kurban Bajramin, për të gjithë besimtarët myslimanë e të tjerë që porsi ata sot festojnë! Gëzuar për njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë e përballen me vështirësite, pa harruar se përkushtimi ndaj vlerave njerëzore, mirësia, dhimbsuria për tjetrin dhe vullneti për të bërë mirë në këtë botë është kuptimi i jetës.
Gëzuar për ata që veç sakrificës së tyre mendojnë e tregohen bujarë e zemërgjerë, me më të varfrit, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit. Për të gjithë ju, sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë. Gëzuar e me fat Kurban Bajramin”, shkruan Enklelejd Alibeaj.