Dështon projekti 268 milionë lekë i Bashkisë, Lazarati me ujësjellës të ri por pa ujë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punimet e ujësjellësit të ri në Lazarat kanë pak muaj që përfunduan dhe u shpenzuan 268 milionë lekë. Por furnizmi 24 orë me ujë të pijshëm nuk u zgjidh. Në këto ditë të nxehta vere uji nuk ju vjen çdo ditë. Banorët i konsiderojnë punimet e ujësjellësit jo efikase.

“Marrin lekë dhe fshatin nuk  e rregullojnë. Do vijë uji 24 orë, ne s’na vjen as njëherë në 3-4 ditë. Ku e kanë ujin 24 orë? Tallen me Lazaratin, tallen! Të vijë uji njëherë në tre ditë, 1 orë? Gjithë ky fshat, u bënë gjithë ato shpenzime. Ku vajtën? Pjesa dërmuese e fshatit nuk ka ujë. Ja kanë 100 familje, po të tjerat? Të bësh një depo në krye të fshatit 200 metër kub, për një fshat me gati 4 mijë banorë dhe ujë jo. Uji është baza e jetës!”,shprehet një prej banorëve .

Lazarati vite më parë ka qenë I “blinduar” për shkak se aty kultivohej masivisht lënd narkotike. Një prej banoreve mungesën e investimeve e lidh me të shkuarën e fshatit.

“Nëpër kopshte kemi mbjelle, kam mbjellë qepë. Fusha s’ka kanale. Me farë t’i vadisim. Shteti s’ka hedhur asnjë qindarkë për fushën e Lazaratit.”

Në qendër të fshatit takojmë vetëm banorë të moshës së tretë. Tregojnë se vuajnë mungesën e fëmijëve, që ju janë larguar jashtë shtetit se nuk kanë ku të punojnë.

“Janë pa të ardhme, çdo hanë këtu gjethe. Detyrimisht kanë ikur. Kemi ngelur vetëm ne pleqtë këtu e luajmë domino.”

Lazarati është një ndër fshatrat më të mëdhenj në Gjirokastër me mbi 3500 banorë. /abcnews.al

Zjarr Tv Ad