Në rubrikën“Komenti i ditës” në Dritare TV, gazetari Dritan Hila foli lidhur me protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai tha se në protestën e pardjeshme nuk pati asnjë risi, Berisha përsëriti vetveten dhe gjuha e përdorur ishte e konsumuar jashtëzakonisht përgjatë gjithë këtyre viteve.
“Përsa i përket gjuhës së përdorur në podium, nga parafolësit e Berishës, pamë një gjuhë patetike. Një gjuhë që e dëgjojmë prej 30 vitesh: çohuni o popull, pse nuk çoheni o popull, kriza.
Është e dëgjuar, e përdor edhe nga PS kur është në opozitë dhe të njëjtën gjë bën Berisha. Pra është një gjuhë e stërkonsumuar që nuk i thotë asgjë asnjë njeriu dhe nuk e mobilizon. Edhe dalja e Berishës me klasifikimin e tij: tashmë ti je armiku im. Kjo nuk ishte një gjë e re sepse Berisha ka vrarë edhe protestues që ishin nën udhëheqjen e Edi Ramës. Ashtu sikur Berisha ka bërë pakte të mëdha me Edi Ramën.
Ne kemi paktin e vitit 2008 ku falë asaj marrëveshje kemi këtë situatë politke që kemi sot ku kemi një stanjacion, një sklerotizim të politikës shqiptare. Vjen dhe ikën ndonjë por Ilir Metën, Sali Berishën dhe Edi Ramën minimalisht prej 27 vitesh i kemi këtu. Berisha bën kapërcime kur i leverdis, e ka bërë dhe me Nanon në 2005 ku të gjithë menduan që do i hynte me shpatë dhe në fakt nuk bëri asgjë, madje shumë biznesmenë që ishin në oborrin e Nanos i mori në oborrin e tij.
Berisha punoi me ta, madje më besnikët i bëri dhe oligarkë. Berisha përmendi oligarkët por asnjërin me emër. Kjo është një kujtesë jo një kërcënim, pra nëse ju nuk më sponsorizoni do t’ju dali emri nëpër mitingje. Nuk besoj se Rama i ka bërë Berishës ndonjë gjë që të jetë armik, madje asnjë nga skandalet financiare dhe penale që ka bërë Berisha nuk ka përfunduar në gjyq nga qeveria Rama, siç u premtuar atëherë në fushatë.
Drejtësia e re ishte një shpresë e madhe, por kanë kalaur 5 vjet dhe po sillet njësoj. Pra kjo ishte risia apo më mirë të themi: asgjë e re nga bulevardi Dëshmorët e Kombit!”, përfundoi