Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur pasdites e së dielës në aksin rrugor Voskop-Korçë. Sipas raportimeve një mjet tip ‘Volkswagen’ që drejtohej nga një 26-vjeçar, përplasi 12-vjeçarin me biçikletë duke e lënë të plagosur.
I mituri është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij nuk dihet. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.