Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër Anton Kosteri komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv bojkotin e avokatëve të cilët janë kundër hartës së re gjyqësore.
Ai bëri me dije se javën e ardhshme, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë do të protestojë para KLGJ-së së bashku me qytetarët.
“Këto ditë, javën që vjen do dali dhe data për protestën para KLGJ. Do njoftohen institucionet ligjzbatuese. Do njoftohet edhe qytetarët që të protestojnë për të drejtën e aksesit në gjykatë.”-tha Kosteri.
Më herët Anton Kosteri u shpreh se do të shqyrtohet se çfarë masash do merren ndaj avokatëve që thyejnë bojkotin.
“Me termin përçarje, për mua si jurist, përçarje do të thotë kur një grupim është i ndarë në dy pjesë.
Një përqindje e atyre që kanë thyer bojkotin, nuk konsiderohet si përçarje, por raste sporadike.
Shfrytëzohen nga mediat pranë qeverisë për të thënë se greva dhe bojkoti i avokatëve po shkon kot.
KLGJ e di se sistemi është i bllokuar tërësisht. Dias gjyqarë po shkelin ligjin duke zhvilluar procese pa praninë e avokatit, akte të pavlefshme, nuk duhet të kenë në fakt asnjë vlerë ligjore.”-deklaroi Kosteri.