521 mijë shqiptarë kanë marrë pasporta nga vendet e BE vitet e fundit: Pse kaq e lakmuar nënshtetësia e huaj?!

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarët jo vetëm po largohen, por po braktisin përfundimisht vendin. Për një pasaportë europiane rreth 4 mijë e 500 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare në 8 vitet e fundit. Sipas të dhënave nga EUROSTAT, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave vitin e shkuar pati 724 lënie shtetësie, 41 për qind më shumë se në 2020-n e 2-fish më tepër se në 2014-n. Të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishin Kolë Gjoka dhe Etmond Guri.

“Në Greqi vazhdon trendi në rritje i aplikimit për të fituar nënshtetësine greke. Brezi i dytë tashmë nuk ka asnjë kontakt me mëmëdheun, është e padiskutueshme kjo pjesë, ka një asimilim të padiksutueshëm dhe brezi i parë është në kërkim për të fituar nënshtetësinë greke.

Kjo vjen për dy arsye, mos ndjeshmëria dhe primitiviteti i politikës shqiptare në përgjithësi” tregoi Guri.

Ndërsa Gjoka tregoi se pashaportën gjermane shqiptarët e shikojnë si një zgjidhje të shumë problemeve që i ndihmon në shmangien e burokracirave:

Arsyeja është e njëjta por ajo që është më kryesorja është se nëpërmjet pasaportës gjermane ato kanë më shumë lehtësira në lëvizje dhe shmangin shumë burokracira, për mua është kryesore të theksoj se 5 vitet e para janë emigracion.

Dhe pas 5 viteve fillon asimilimi për të cilin duhet të përpiqemi të mos ndodhë. Për këtë duhet të veprojmë ne që jemi aktiv në komunitetin shqiptar.

Zjarr Tv Ad