“Hajde se më duhen para”- Zbardhet dosja, si u vodh nafta nga ekskavatori që shërbente për hekurudhën Tiranë-Durrës! 150 litra u shitën për 30 mijë lekë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet dosja hetimore për vjedhjen e 172 litra naftë nga ekskavatori që shërbente për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.

Nga dëshmitë e dy personave të arrestuar në dosjen e siguruar për Panorama.al nga gazetarja Nikoleta Kovaçi, hetuesit kanë mundur të zbërthejnë rolet e tyre dhe skemën që ata kanë përdorur për të vjedhur naftë dhe më pas për ta shitur atë.

Julian Subashi i cili punon si lavazhier në Maminas ka dalë nga shtëpia dhe është takuar në orët e vona të darkës me disa persona në lokal në autostradë të cilin e 7-8 minuta larg nga shtëpia.

Pasi kanë pirë alkool për disa orë ai dhe Petrit Kodra janë larguar drejt një rrugice ku kanë parë edhe ekskavatorin e parkuar ku nuk kishte roje.

Aty kanë marrë 20 litra naftë, të cilën e ka mbajtur Petrit Kodra për vete duke qenë se Julian Subashi nuk kishte makinë.

Ky i fundit është kthyer sërish te ekskavatori duke marrë naftë të cilën ia ka dhënë Petrit Kodrës. Ky i fundit edhe pse e ka ditur që nafta ishte e vjedhur e ka marrë atë dhe e ka shitur me çmim më të shtrenjtë.

Pjesë nga dosja hetimore

Julian Subashi ka deklaruar se punon si lavazhier te lavazhi i shtetasit Besnik Domi në Maminas. Ne darkë ka qenë në shtëpi deri në orën 22:30 dhe më pas ka dalë dhe ka shkuar te kafja te karburanti “Elda” në autostradë, të cilën e ka rreth 7-8 minuta larg me biçikletë. Te kafja ka takuar shtetasin që punon aty Julian Kodra që është punëtor në karburant, kamarierin Geri Kodra dhe Petrit Kodra që është shitës nate në karburant. Ka ndenjur me këta shtetas meqë janë nga Sakosa ku Petriti me Julianin janë vëllezër ndërsa Geri rri në Marikaj.

Ka pirë konjak deri në orën 02:30 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe ai me Petritin janë larguar dhe kanë shkuar te një rrugicë që lidh fshatim Sakosë me autostradën. Aty panë një ekskavator të parkuar dhe nuk kishte roje. Bashkë me Petritin, vendosën të merrnin naftën e eskavatorit dhe shkuan të gjenin dy bidona 10 litresh dhe pasi i gjetën tek disa mbeturina shkuan sërish tek eskavatori, hapën kapakun e serbatorit dhe morën 20 litra naftë, nëpërmjet një zorre që futen në serbator. Këtë naftë e mori Petriti për makinën e tij pasi Juliani nuk ka makinë. Pas kësaj, Juliani ka shkuar tek karburanti sërish dhe pasi lau duart, mori biçikletën dhe iku për në shtëpi. Ai në dëshminë e tij pretendon se këtë veprim e ka bërë në gjendje të dehur!

Po ashtu u pyet shtetasi Petrit Kodra dhe ka deklaruar se punon tek karburant “Elda” në Sakosë në anën e autostradës si shitës karburanti. Mbrëmjen e datës 7.7.2022 ka qenë në shtëpi dhe deri në orën 21:00 dhe më pas ka shkuar te karburanti ku punon, për të pirë kafe. Kjo pasi shkon shpesh aty dhe dje ka qenë në punë vëllai Juliani. Kur shkoi aty ndenji me vëllain, djalin e xhaxhait Gerald Kodra që edhe ai ishte në punë aty si dhe shtetasin Julian Subashi, të cilin e ka gjetur aty. Ka pirë vetëm kafe dhe nga ora 23:00, shtetasi Julian Subashi, i cili po pinte konjak, i tha se po shikonte një fadromë që është parkuar në cep te karburanti dhe do ti hiqte naftën, pasi ia kishte hapur kapakun e serbatorit që më parë.

Pas këtij muhabeti, Kodra ka marrë makinën dhe ka shkuar në shtëpi rreth orës 12 të natës dhe është shtrirë për gjumë. Nga ora 4 e mëngjesit e ka marrë në telefon Julian Subashi dhe i tha të shkonte se kishte bërë gati pesë bidona me naftë. Petritit i shkoi mendja që kishte marrë naftën e serbatorit dhe e pyeti sesi ja hoqi naftën dhe ai i tha “hajde se me duhen lekë”. Petriti ka dalë nga shtëpia, ka marrë makinën Benz të punës me targë AB 107 EP dhe ka shkuar dhe është takuar me Subashin te vendi i quajtur te vreshti Seit Marës në Sakosë. Subashi kishte mbushur 5 bidona 30 litrësh dhe këtë naftë e mori Petriti dhe më pas iku në shtëpi ndërsa Subashi është kthyer tek karburanti te kafja. Pohon se ka blerë 150 litra naftë për një çmim prej 30.000 lekë në total, të cilën sot e ka shitur nëpër njerëz të ndryshëm. Pranon se e dinte që Subashi kishte vjedhur naftë.

Zjarr Tv Ad